Tuesday, November 3, 2026
spot_img
HomeEkonomiNis ndërtimi i Parkut Industrial në Livadicë, Kurti: Hap konkret për zhvillimin

Nis ndërtimi i Parkut Industrial në Livadicë, Kurti: Hap konkret për zhvillimin

Në fshatin Livadicë të Podujevës sot ka nisur ndërtimi i Parkut Industrial, projekt i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Në vendosjen e gurthemelit ishte i pranishëm edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se synimi i Qeverisë së Kosovës është transformimi i ekonomisë së vendit.

Sipas tij, parqet industriale janë të dedikuara për bizneset vendore që synojnë zgjerimin, për diasporën që dëshiron të investojë kapitalin e saj, si dhe për investitorët ndërkombëtarë.

Advertisement

Kurti tha se nisja e këtij projekti përbën një hap konkret në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së investimeve.

Ai theksoi se projekte të tilla kërkojnë koordinim ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror. Sipas tij, Qeveria do të vazhdojë me investime, pasi kjo nënkupton më shumë vende pune, të ardhura më të larta për familjet dhe zhvillim të mëtejshëm të bizneseve.

Parku synon të krijojë hapësirë për zhvillimin e bizneseve dhe industrisë, si dhe të kontribuojë në rritjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments