Monday, November 2, 2026
spot_img
HomeRajonShpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, lëndohen 6 persona,...

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, lëndohen 6 persona, mes tyre dy të mitur

Një  bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës, duke shkaktuar dëmtime te gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë të mitur.

Sipas informacionit paraprak të Policisë së Lezhës, ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit S. K., 40 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit, kanë pësuar dëmtime dy fëmijë 10 dhe 13 vjeç, pronari i banesës S. K., si dhe shtetaset L. U. (64 vjeçe), L. B. (70 vjeçe) dhe V. Gj. (58 vjeçe).

Advertisement

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndihmuar në transportimin e të dëmtuarve drejt Spitalit Rajonal të Lezhës.

Shtetasi S. K. është dërguar më tej në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, ndërsa të dëmtuarit e tjerë po marrin mjekim në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor i policisë ndodhet aktualisht në vendngjarje për të dokumentuar rastin dhe për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes./rtsh.al/

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments