Sunday, November 1, 2026
spot_img
HomeSiguriPolicia në Mitrovicën e Veriut pajiset me dron profesional

Policia në Mitrovicën e Veriut pajiset me dron profesional

Sindikata e Policisë së Kosovës i ka ndarë për shfrytëzim një dron profesional Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut. Droni është pranuar nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sipas njoftimit të Sindikatës, droni është siguruar nga një donator dhe synon të mbështesë aktivitetet policore, si dhe të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve operative të Policisë së Kosovës.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur mirënjohje për donatorin për këtë kontribut, duke theksuar se mbetet në shërbim të të gjitha njësive, regjioneve dhe zyrtarëve policorë.

Advertisement

Veton Elshani ka falënderuar Sindikatën e Policisë së Kosovës për këtë donacion, duke theksuar se droni do të përdoret për të rritur më tej nivelin e sigurisë në katër komunat veriore të Kosovës.

Ky donacion synon të ndihmojë Policinë e Kosovës në përmbushjen sa më efikase të detyrave dhe përgjegjësive zyrtare në shërbim të qytetarëve.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments