Sunday, November 1, 2026
spot_img
HomeSiguriProkuroria ndalon për 48 orë Gani Gecin, dyshohet për kanosje ndaj gazetarit...

Prokuroria ndalon për 48 orë Gani Gecin, dyshohet për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

Prishtinë, 13 tetor 2026 – Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet G.G., nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit L.M.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, ndalimi është bërë me urdhër të prokurorit kujdestar, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas dyshimeve fillestare, G.G. dyshohet se e ka kanosur gazetarin L.M. për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.

Advertisement

Prokuroria bën të ditur se lidhur me rastin janë intervistuar si i dëmtuari, gazetari L.M., ashtu edhe i dyshuari G.G.

Ndërkohë, prokurori i çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe sigurimit të provave relevante.

Në komunikatë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar përkushtimin e saj për mbrojtjen e gazetarëve, garantimin e sigurisë së tyre dhe respektimin e lirisë së shprehjes.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments