Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeSiguriRegjimenti i Tretë i Këmbësorisë zhvillon ushtrimin fushor “Zgjimi i Ujkut”

Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë zhvillon ushtrimin fushor “Zgjimi i Ujkut”

Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor “Zgjimi i Ujkut”, me qëllim testimin dhe vlerësimin e kapaciteteve operacionale të skuadrave të Kompanisë së Armëve.

Sipas Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ushtrimi është fokusuar në aftësitë për manovrim, reagim dhe veprim taktik në kushte të simuluara luftarake.

“Ushtrimi ‘Zgjimi i Ujkut’ shërbeu për të testuar nivelin e përgatitjes individuale dhe kolektive, si dhe aftësinë e pjesëtarëve për të reaguar dhe vepruar në mënyrë të koordinuar në një mjedis operacional.” – FSK

Gjatë ushtrimit janë zhvilluar skenarë të ndryshëm taktikë, të përshtatur me karakteristikat e terrenit dhe kërkesat e një mjedisi operacional.

Përmes këtyre skenarëve janë vënë në provë aftësitë e pjesëtarëve, ndërsa aktiviteti ka mundësuar edhe identifikimin e fushave për përmirësim dhe konsolidimin e mësimeve të nxjerra.

Sipas FSK-së, qëllimi i ushtrimit është rritja e mëtejshme e gatishmërisë dhe forcimi i kapaciteteve operacionale të njësisë.


RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments