Sindikata e Policisë së Kosovës i ka ndarë për shfrytëzim një dron profesional Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut. Droni është pranuar nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas njoftimit të Sindikatës, droni është siguruar nga një donator dhe synon të mbështesë aktivitetet policore, si dhe të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve operative të Policisë së Kosovës.
Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur mirënjohje për donatorin për këtë kontribut, duke theksuar se mbetet në shërbim të të gjitha njësive, regjioneve dhe zyrtarëve policorë.
Veton Elshani ka falënderuar Sindikatën e Policisë së Kosovës për këtë donacion, duke theksuar se droni do të përdoret për të rritur më tej nivelin e sigurisë në katër komunat veriore të Kosovës.
Ky donacion synon të ndihmojë Policinë e Kosovës në përmbushjen sa më efikase të detyrave dhe përgjegjësive zyrtare në shërbim të qytetarëve.








Recent Comments