Një zyrtar ka përfunduar në pranga, i cili dyshohet për tri vepra penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Marrja e ryshfetit’’ dhe ‘’Zbulimi i fshehtësisë zyrtare’’.
Lidhur me aksionin, detaje ka dhënë Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Radar Report mëson se bëhet fjalë për zyrtarin Nebih Alshiqi.
“Sipas të dhënave fillestare të hetimit, rasti ka të bëjë me dyshimet për veprat penale që lidhen me zbulimin e fshehtësisë zyrtare, apo informatave zyrtare lidhur me prona të caktuara, personave të pa autorizuar në këmbim të marrjes së ryshfetit. Këto veprime dyshohen se janë kryer me qëllim të tjetërsimit të pronave, vlera e të cilave dyshohet të jetë shumë e madhe”, thuhet në njoftim.





Recent Comments