Saturday, October 31, 2026
spot_img
HomeSiguriMajor Mirsad Kelmendi emërohet Drejtor Rajonal i Policisë në Pejë

Major Mirsad Kelmendi emërohet Drejtor Rajonal i Policisë në Pejë

Pas suspendimit të drejtorit të deritanishëm rajonal të Policisë së Kosovës në Pejë, në këtë pozitë është emëruar Major Mirsad Kelmendi.

Emërimi i tij vjen pas zhvillimeve në Policinë e Kosovës, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, ku janë evidentuar një sërë lëshimesh institucionale dhe janë ndërmarrë masa ndaj zyrtarëve përgjegjës.

Major Kelmendi do ta marrë drejtimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, pas suspendimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit rajonal dhe dhjetë zyrtarëve të tjerë policorë.

Advertisement

Suspendimet erdhën pas rekomandimit të Inspektoratit Policor të Kosovës, në kuadër të hetimeve për veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve policorë në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt. 

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments