Ka vdekur edhe 26-vjeçari i dyshuar për rastin e “Vrasjes së rëndë” që ndodhi më 23.08.2026 në fshatin Kërvasari të Malishevës.
Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës në Gjakovë.
Sipas Elezajt, i dyshuari ka ndërruar jetë sot, më 27.08.2026, rreth orës 17:15, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte duke u trajtuar për plagët e marra nga arma e zjarrit.
I dyshuari në rastin e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’, e cila ka ndodhur më datë 23.08.2026, në fshatin Kërvasari, Komuna e Malishevës, sot, më 27.08.2026, rreth orës 17:15, ka ndërruar jetë”- ka deklaruar Elezaj.
Rasti kishte ndodhur në Kërvasari, ku një grua 25-vjeçare kishte pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe më pas kishte ndërruar jetë në QKUK. 25-vjeçarja ishte shtatzënë në muajin e 34-t.
Sipas Prokurorisë Themelore në Gjakovë, viktima ishte bashkëshortja e personit të dyshuar, i cili po ashtu kishte pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit.
26-vjeçari ishte dërguar për trajtim në QKUK dhe fillimisht ishte raportuar se gjendej në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.





Recent Comments