Sunday, November 1, 2026
spot_img
HomePolitikëKonjufca takohet me kryediplomatin estonez, diskutojnë integrimin evropian të Kosovës dhe sigurinë...

Konjufca takohet me kryediplomatin estonez, diskutojnë integrimin evropian të Kosovës dhe sigurinë në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna, në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Konjufca bëri të ditur se me homologun estonez ishte takuar për herë të parë në vitin 2024, ndërsa theksoi se bisedat me të janë gjithmonë të hapura dhe të drejtpërdrejta.

Sipas Konjufcës, në qendër të diskutimit ishte perspektiva evropiane e Kosovës, e lidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Advertisement

Ai theksoi se kërcënimet që, sipas tij, burojnë nga Serbia, veprimet hibride dhe ndikimi rus e bëjnë të domosdoshëm angazhimin e vazhdueshëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.

Konjufca vlerësoi gjithashtu përvojën e Estonisë në qeverisjen digjitale dhe sigurinë kibernetike, duke e përmendur atë si shembull të shndërrimit të përvojës historike në vetëdije për lirinë dhe aftësi për ta mbrojtur atë.

Në fund, kryediplomati kosovar falënderoi homologun estonez për miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe për vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments