Monday, November 2, 2026
spot_img
HomeSiguriVdes 26-vjeçari, i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë

Vdes 26-vjeçari, i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë

Ka vdekur edhe 26-vjeçari i dyshuar për rastin e “Vrasjes së rëndë” që ndodhi më 23.08.2026 në fshatin Kërvasari të Malishevës.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës në Gjakovë.

Sipas Elezajt, i dyshuari ka ndërruar jetë sot, më 27.08.2026, rreth orës 17:15, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte duke u trajtuar për plagët e marra nga arma e zjarrit.

Advertisement

I dyshuari në rastin e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’, e cila ka ndodhur më datë 23.08.2026, në fshatin Kërvasari, Komuna e Malishevës, sot, më 27.08.2026, rreth orës 17:15, ka ndërruar jetë”- ka deklaruar Elezaj.

Rasti kishte ndodhur në Kërvasari, ku një grua 25-vjeçare kishte pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe më pas kishte ndërruar jetë në QKUK. 25-vjeçarja ishte shtatzënë në muajin e 34-t.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjakovë, viktima ishte bashkëshortja e personit të dyshuar, i cili po ashtu kishte pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit.

26-vjeçari ishte dërguar për trajtim në QKUK dhe fillimisht ishte raportuar se gjendej në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments